Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, gjatë ditës së djeshme janë kryer 62 kontrolla, prej të cilave 44 për herë të parë.
Janë marrë kampionet e gjakut nga 42 pacientë, ndërsa janë kryer 42 teste antigjen, nga të cilët një ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Në kovid ambulantën të Qendrës shëndetësore në Vranjës nën kujdesin mjekësorë janë 23 pacientë.
Nga ky numër 16 janë pozitiv ndaj virusit korona, ndërsa 10 janë me bronkopneumoni dhe 7 pacientë gjenden në aparatet e frymarrjes.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga Vranja, ndërsa komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk kanë patur raste të reja të të infektuarve.
Sa i përket komunës së Buajnocit gjatë muajit qershorë janë evidentuar vetëm 2 raste me virusin korona edhe atë më 2 qershorë.












