Në Qeverinë e Republikës së Kosovës emërohet edhe një zv.ministër nga Medvegja
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka emëruar edhe një zv.ministër nga Medvegja. Bëhet fjalë për Mevlud Sinanin i cili tash e tutje do të mbaj një pozicion zv.ministri në qeverinë republikane.
Kujtojmë se nga Medvegja postin e zv.ministrit e mban edhe Ilir Kapiti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Mevlud Sinanin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës./Lajmi-AL/












