Në pjesën e parë të tetorit në komunën e Bujanocit janë infektuar 144 persona, në rrethin e Pçinjës 1.365

0
160

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 478 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 129 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 67 janë nga Vranja, 23 nga Surdulica, 14 Vlladiçin Hani, 12 nga Bujanoci, 9 nga Tërgovishta, 3 nga Boseligradi dhe 1 Presheva.

Në bazë të analizave dhe rezultateve, në gjysmën e parë të muajit tetor, në komunën e Bujanocit janë konfrimuar gjithsej 144 raste të infektuar me virusin korona, ndërsa në nivel të rrethit të Pçinjës janë infektuar gjithsej 1.365 persona, të dhëna këto të grumbulluar në 14 ditët e para të tetorit.