Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëhsmorit Artan Ibishit, kom. Miratoca, sot janë bërë homazhe në vendin e rënies në fshatin Lluçan dhe varrezat e dëshmorve në fshatin Dobrosin të komunës së Bujnaocit.

Në fjalimin e tijë kryetari i “Ovl-uçpmb Kosov Lindore” Nazmi Hajredini është shprehur se “sotë në 21 vjetorin e rënies së dëshmorit Artan Abazit, kom. Miratoca, OVL UÇPMB, kujtojë dhe nderojë duke bër homazhe dhe duke vendour kurore lulash pranë varrit të dësmorit, njiherit duke bër thirrje auturiteteve politike të vendosen në shërbim të amanetit të dëshmorve për jetsimi e realizimin për ribashkimin e trojeve autoktone shqipëtare të Kosovës Lindore, lavdi e përjetëshme dëshmorve të kombit” ka thënë Hajredini.
Gjatë këtij eventi përkujtimorë është vërejtuar prezenca shumë e zbehtë e pjesmarrëse, kjo edhe u cek gjatë diskutimeve, duke kërkuar që eventeve përkujtimore të dëshmorëve ti kushtohet rëndësi, sepse falë tyre ne sot po e gëzojmë këtë liri./LajmiAL/












