Në komunën e Bujanocit rreth 10.000 persona janë vaksinuar me dozën e parë, rrth 4.000 me të dy dozat

0
278

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit nga 224 mostrat e marra në rrethi e Pçinjës, 42 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.

Nga ky numër numër, 21 janë nga Vranja, 8 nga Bujanoci, 3 nga Surdulica, 4 nga Vlladiçin Hani, 4 nga Bosilegradi dhe 2 nga Presheva.

Sias të dhënave nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, në komunën e Bujanocit deri më tash janë vaksinuar rreth 10.000 mijë persona me dozën e parë të vaksinës, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë rreth 4 mijë persona./LajmiAL/