Në disa furra buka sot kushtoi 70 dinarë!

0
398

Disa furra në komunën e Bujanocit që nga sot i kanë ngritur çmimet e produkteve të miellit.

Veçanarisht ajo që më së shumti ka shqetësuar qytetarët është çmimi i bukës i cili edhe përkundër faktit se në komunën e Bujanocit ishte ndër më të shtrenjtit në rrethinë, është shtrenjtuar edhe për 10 dinarë, nga 60 sa ka qenë deri sot, në disa furra sot një bukë ka kushtuar 70 dinarë.

Çmimet e produkteve të miellit ka kohë që në komunën e Bujanocit janë më të shtrenjtat se në shumë komuna dhe qytete tjera në Serbi.

Përderi sa në Vranjë një bukë kushtonë 48 dinarë, në Bujanoc, pak iu duk 60, duke e ngritur në disa furra edhe 70 dinarë.

Në Vranjë një byrek në shumë furra kushton edhe 120 dinarë ndërsa tek ne ka kohë që për ta ngrënë “një me mishë” duhet të kesh 140 dinatë, 20 më shumë se në Vranjë.

Dallimet janë të ngjashme pothuajse edhe me komunat tjera të rrethit të edhe përkundër faktit se komuna e Buajnocit konsiderohet ndër komunat më të pa zhvilluara në rrethin e Pçinjës por edhe në Serbi.

Nga ana tjetër edhe përsa i përket pagës mesatare komuna e Bujanocit dhe Preshevës janë në fund të listës për pagat më të ulta mesatare./LajmiAL/