Në 24 orët e fundit vetëm Vranja dhe Surdulica me raste të reja të të infektuarve

0
248

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 180 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 16 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 10 janë nga Vranja, 6 nga Surdulica, ndërsa në komunat tjera nuk ka patur raste të të infektuarve me Covid-19.

Sipas rezultateve të fundit në rrethin e Pçinjës në vetëm dy komuna ka raste të të infektuarve me virusin korona.