Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, 245 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar ndaj Covid-19. Në bazë të analizave të publikuara është konstatuar se 12 persona janë pozitiv me koronavirus.
Prej tyre, 9 janë nga Vranja dhe 3 nga Bujanoci.
Në 24 orët e fundit në komunat e tjera të rrethit të Pçinës nuk ka patur raste të reja të infektimit me koronavirus. Këto janë të dhënat e ditës së mërkurë 19.10.2022












