Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 548 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 174 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 98 janë nga Vranja, 30 nga Surdulica, 25 nga Vlladiçin Han1, 16 nga Bujanoci, 3 nga Tërgovishta, dhe nga 1 rast kanë Bosilegradi dhe Presheva.
Rastet e reja me virusin korona në komunën e Bujanocit janë gjithnjë në rritje, në krahasim me javën e kaluar edhe kjo javë nuk po gjë shumë qetësi me pandeminë e virusit korona.












