Me fillimin e temperaturave të larta menjëherë po vërehet mungesa e ujit të pijshëm, sidomos në pjesën dërmuese të fshatit Tërnoc të Bujanocit.
Edhe pse akoma pa filluar mirë muajt e vapës, qytetarët kanë filluar ta ndjejnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Pjesa e lagjës së strukarëve dhe lagjet tjera për rreth që nga dita e djeshme kanë problem me ndërprerjen e ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.
LajmiAL ka kontaktuar drejtorin e NP Komunalisë Ruzhdi Halilin, ndërmarrje kjo e cila është përgjegjëse për furnizim me ujtë të pijshëm.
“Që nga mëngjesi jamë tek puset e furnizimit, prodhimi i ujit nuk ka shënuar aspak rënie, por temperaturat e larta, e sidomos keqpërdorimet nga qytetarët po na shkaktojnë shumë problem.
Jemi në dijeni për mungesën e ujit po bëjmë qmos që ky problem të evitohet, pavarësisht se qytetarët duhet të vetëdijësohen se uji në këtë periudhë duhet të harxhohet në mënyrë racionale, mos të ujiten parcelat, parqet dhe gjelbrimi sepse kjo po na shkakton shumë problem” ka thënë Halili për LjamiAL.
Sipas Halilit NP Komunalia së shpejti do të ndërmarrë masat rigoroze për ndëshkimin e keqpërdoruesve të ujit, sepse nuk është e drejtë dikush të ketë ujë e dikush jo./LajmiAL/












