Ndërmarrjet private me borxhe deri në 600.000 dinarë ndaj NP Komunalisë

0
470
sdr

Përderisa pensionistët dhe rastet sociale janë më të përpiktë në shlyerjen e obligimeve ndaj NP Komunalisë për shërbimet që marrin, ndërmarrjet private të cilat në opinion shihen si të suksesshme dhe para kompanive të tyre parkojnë vetura luksoze, borxhet ndaj NP Komunalisë i kanë shkuar mbi në 600.000 dinarë, kwshtu u tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal, në të cilën u shqyrtua raporti i punës me atë financiarë i NP Komunalisë për vitin 2021.

Sipas raportit i cili u paraqit nga ana e kryetarit të organit të përkohshëm Ruzhdi Halili, borxhi i konsumatorëve ndaj NP Komunalisë është mbi 111 milion dinarë.

Gjithashtu u potencua se kompanit private nuk kanë paguar shërbimet e NP Komunalisë që nga viti 2016, duke pritur që ti vjetërsohen borxhet dhe ti ikin pagesës.

Sipas listës se pagesave është konstatuar se pensionistët dhe rastet sociale janë shumë më korrekt në shlyerjen e borxheve ndaj Komunalisë sidomos pagesën e ujit të pijshëm se sa ndërmarrjet private të cilat financiarisht që nderojnë shumë më mirë.

Është kërkuar nga NP Komunalia që inkasantët e sajë të jenë më aktiv në shlyerjen e borxheve që kanë konsumatorët ndaj ndërmarrjes./Lajmi-AL/