Naser Asani drejtori më i suksesshëm në komunën e Bujanocit, rrit rezervat buxhetore, ZERO dinarë për dreka dhe darka

0
851

Në seancën e sotme të KK ndër të tjerash është aprovuar edhe raportin i punës dha llogaria përfundimtare për vitin 2021 të Entit të Farmacisë Bujanoc.

Sipas drejtorit të Entit të Farmacisë Bujanoc Naser Asanit, Enti i Farmacisë Bujanoc është duke funksionuar në mënyrë të rregullt por nuk mundë të thuhet që është edhe në gjendje të mirë financiare, megjithatë krahasuar me vite më parë ky institucion farmaceutik ka shënuar record suksese përsa i përket aspektit financiarë.

Jo shpesh herë kemi ndëgjuar në seancat e Kuvendit Komunal se një ndërmarrje që ka për themelues KK ka përmbyllur një vit me suksese financiare edhe atë duke shtuar rezervat buxhetore me mbi 1 milion dinarë, e mbi të gjitha vitin 2021 e ka përmbyllur me ZERO dinarë përsa i përket reprezentacioneve, drekave e darkave, sikurse kundërveprojnë shumë ndërmarrje që kanë për themelues pushtetin lokal.

Sipas këtij raporti drejtori Asani asnjë qindarkë të parasë publike nuk e ka shpenzuar në dreka dhe darka dhe as shpenzime tjera të reprezentacionit.

Gjatë prezantimit të raportit të tijë Asani u shpreh se, “Bonitet janë rritur: dmth në vitin 2020 ka qenë me vlerë 1.652.601,50 din. kurse në vitin 2021 3.403.117,23 din. (apo diku afër 50%) ku në mënyr direkte 345.000 din. kurse në mënyr inderekte 3.058.117,23 dinar.

Kemi shlyer nje borxhë të madhë ndaj furnizuesit Sopharm D.o.o Beograd i cili në çdo moment na ka rrezikuar të na blokojn llogarin prej 6.700.000 din. këtë borxhë e kam trashiguar prej viteve të kaluara.

Stoqet apo rezervat kemi arritur ti shtojm mbi 1 milion dinar për këtë vitë.

Kemi fituar donacionin për fiskalizimin e kasave digjitale prej 164.584 dinar të vetmit në Sërbi si Barnatore shtetërore.

Reprezentacionet i kemi zero dinar për vitin 2021.

Gjatë vitit 2021 nuk e kemi pasur asnjë bllokad në llogarit bankare” është shprehur Asani.

Megjithatë problemet kryesore me të cilat po përballet Barnatorja e Qyteti sipas Asanit janë: Rënja e mjeteve nga fondi apo shitja me recepta ku është duke u zvogluar çdo muaj për arsye veç e dimi të gjithë se tash barnat munde ti marrin në çdo barnatore private po thuajse janë kushtet e njejta, nuk kemi monopol si para disa viteve.

Problemi i dytë është se prap edhe për këtë vitë marzha është kufizuar në 12% kurse na ka ardhur urdhëri nga ministria e shëndetësis që të rriten rrogat për 8 %, e njejta ka ndodhur edhe në vitin e kaluar janë rritur rrogat për 7% kurse marzha ka mbetur e njejt, gjegjësisht rrogat për dy vite janë rritur 15% kurse marzha nuk ka lëvizur aspak dhe ky problem nuk është në dorën ton që ta zgjidhmi por në dorën e instancave më të larta, ka theksuar Asani./LajmiAL/