Mënyra e hapjes së zyres së KKSH-së në Medvegjë vazhdon të konsiderohet si propagand politike lokale, nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve në këtë komunë.
Edhe përkundër faktit së hapja e zyres me ndihmën e Ministrit Gent Cakaj është përshëndetur, mënyra se si është bërë hapja është kundërshtuar fuqishëm nga liderët politike lokal.
Pas këshilltarit Muharrem Salihut, ptomovimin e hapjes së kësaj zyre e ka kritikuar edhe Bajram Mustafa kryetar i degës së PD-së në Medvegjë.
Në një prononcim për Lajmi-AL Mustafa ka theksuar se, “duhet përshëndetur hapjen e zyres së KNSH në Medvegjë, duke faleminderu Republikën e Shqipërisë, e veçanërisht Ministrin Gent Cakaj.
Mendoj se realizatorët politik nukë ishin në nivel (mendoj se në këtë rast uniteti i nënshkruar vetëm para një jave në Prishtinë nuk u dëshmua edhe praktikisht) por edhe sot vazhdoj promovimi partiak dhe individual.
Unë uroj që kjo hapje e kësaj zyrje të i përcjell në vend të duhur shumë probleme të popullatës shqiptare të Medvegjës” ka thënë Mustafa.
Zyra në Medvegjë sipas pjesës dërmuese të banorëve është promovuar si zyre e një subjekti politik por mbetet të shihet në të ardhmën suksesi që do të tregojë kjo zyre në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Medvegjë./Lajmi-AL/












