Postimi ii kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafa:
Sot, 3087 pas aprovimit nga Qeveria e Republikës së Serbisë të dokumentit për masat urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Si nevojë imediate filluam bashkëbisedimet për implementim e shumë kërkuar, për të zgjidhur çështjet nga fusha e arsimit në gjuhën shqipe si :
➡️ 📜Njohja e diplomave të të gjitha institucioneve arsimore nga Kosova
➡️ 📑 Eliminimi I problemit të nostrifikimit të diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
➡️ 📚 zgjidhjen e mungesës së teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, dhe planeve dhe programeve (kurrikula shkollore)
➡️ 📄 Zgjidhja e çështjes së dhënies së provimeve profesionale (licencës)
➡️ 🏢 Shqyrtimi i mundësisë/nevojës së hapjes së institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc dhe në gjuhën shqipe
➡️ 📄🧑🎓 Bursa për studentët që studiojnë në Kosovë dhe Shqipëri
➡️ 🧑🎓 Vazhdimi I studimeve pasuniversitare në universitetet serbe për studentët shqiptarë të diplomuar në Kosovë dhe Shqipëri
➡️ 📝 Përmirësimi I cilësisë së mësimit të gjuhës serbe në shkollat në gjuhën shqipe
➡️💼 Krijimi I një njësie të posaçme në kuadër të Drejtorisë së shkollës në Leskovc që do të merrej vetëm me çështjet e arsimit në gjuhën shqipe.
➡️ 📋 Lehtësimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare në punën e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Institutit për Avancimin e Arsimit.
🤝Morëm zotimet nga Ministria e Arsimit dhe obligimet për afatet të zgjidhjes së një mori çështjesh.
👉Falënderoj të pranishmit për qasjen proaktive e në veçanti angazhimin dhe kontributin e çmueshëm të OSBE-së.
🌐Vlen të theksohet se ky takim është organizuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogu Social – Ministrja znj. Gordana Çomiq, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nën prezencën dhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorit Sh. T. Jan Braathu, në të cilën i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – z. Branko Ruzhiq!












