Musliu: Shqipëria premton 10 mijë euro për shkollën e Konçulit

0
410

Zv.Kryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu pëmes rrjetit social ka bër të ditur se shteti shqiptarë do të investoje një shumë prej 10.000 euro për shkollën në fshatin Konçulit të komunës së Bujanocit.

Musliu këtë njoftim e ka bërë pas takimit që ka patur me Ministrin e Punëve të jashtme të Shqiërisë Gent Cakaj dhe homologen e tij Meliza Haradinaj-Stublla në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Sot në ambientet e Minitrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, zhvilluam një takim me ministren e jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë z. Gent Cakaj. Me këtë rast, ministri Gent Cakaj, rekomandoi Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë që të ndajë një shumë prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar në rinovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Konçul të Bujanocit.Kjo, në vazhdimësinë e mbështetjes që Shqipëria dhe ministri Cakaj po i bëjnë Luginës së Preshevës, ka shkruar Musliu./Lajmial/