Mungesa e teksteve shkollore dhe politikbërja për selfi!

0
253

Edhe ky shtatorë po përfundonë ndërkaq që nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbesin viktimë e politikbërjes së dështuar, selfive nga takimet e aranzhuara me paratë e popullatës dhe premtimeve të shtatorit.

Politikbërja e spektrit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës vazhdonë të çalojë çdo fillim vit shkollorë, sidomos në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë.

Nga 365 ditë sa ka viti për tekstet shkollore flitet vetëm 10, 5 ditë para se të fillojë mësimi dhe 5 pasi të ketë filluar, e njejta periudhë vlenë edhe për sefli dhe lotë krokodili, ndërsa nxënësit vazhdojnë ti vuajnë pasojat dhe mësimin ta vijojnë pa tekste shkollore.

Nganjëherë partiotizmi i tepruar dhe jo i matur mirë të sjellë dëme në shoqëri, sikurse edhe ushqimi që të bënë zararë kur e tepron.

Ky dështim i plotë i selfistëve, për pasojë ka gjenerata të tëra të rinjës, të cilët edhe ashtu kohëve të fundit, të dëshpëruar dhe humbje shpresë po e braktisin vendlindjen për një jetë më të mirë.

Edhe përkundër të ardhurave të majme, benifiteve, udhëtimeve dhe drekave e darkave të aranzhuara, politikanët shqiptarë asnjëherë nuk u bashkuan SERIOZISHT për të ngritur zërin për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, mos ndoshta këto të mira janë pikërisht “faji” kryesorë që secili prej tyre mundohet të propagandojë i vetmuar për poena politik dhe jo për interesa të popullatës!/Nga redaksia e LajmiAL/