“Ditën i kishim shiqimet në qiell e natën i ruanim lagjet sa për vëzhgim e ma shumë për të biseduar për kohëzgjatjen dhe pasojat në pupullatë. Blerjen e gjërave ushqimore e kryenim me ndërmjetësimin e romëve”
Bombardimet e NATOS-së 22 vite më parë ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Sërbi vazhdojnë të jetojnë ende edhe në kujtimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ankthi dhe shpresa për 78 ditë rresht sa zgjatën bombardimet ishin binjakëzuar me njëra tjetrën, frika nga malltretimi dhe shpresa për ditë të mira.
24 marsi i vitit 1999 Muhamed Jasharin profesorin e historisë e kthenë në shkollën fillore në fshatin Dobrosin.

“Duhet pranuar faktin që para 22 viteve u realizuan bombardimet e NATOS-s edhe në hapësirat tona e të cilat ishin rezultat i mungesës së diplomacicë bashkëpunuese të sistemit serb kundrejt dhunës së aparatit shtetërorë ndaj shqiptarëve.
Kujtesa për atë kohë më ktheu në shkollën fillore të fshatit Dobrosin. Ndjesia e përjetuar u gërshetua me eufori dhe ankth duke e ditur reaksionin e pushtetit Millosheviqian” thotë Jashari për LajmiAL.
I pyetur se, mes frikës dhe gëzimit cila dominonte më shumë në popull në periudhën e bombardimeve, profesori përgjigjet, “Padyshim se konceptet frikë dhe gëzim ishin strumbullar i logjikës në teritorin shqipfolës bazuar në sjelljet policore-militatare.
Njeriu ësht më i fort se guri kan thën paraardhësit tanë, pra ishte e vërtet sepse ditën i kishim shiqimet në qiell e natën i ruanim lagjet sa për vëzhgim e ma shumë për të biseduar për kohëzgjatjen dhe pasojat në pupullatë gjë që edhe u dëshmua me aktivitetin ilegal – publik të malltretimeve dhe vrasjeve enigmatike.
Ësht mëse e vërtet se ne ishim në geto bazuar në këto fakte: ndërprerja e telefonave kabllorë, pamundësia e lëvizjes së lirë, blerja e mallrave në shitore me ndërmjetësues romë. Ne thjesht shpresonim se do ket rezultate që edhe u realizuan, por edhe pastaj vazhduan në tri komunat tona keqbërja e cila detyroi banorët tanë të kapin armët”.
Sa i përket ndryshimit të cilën e kanë sjellë bombardimet pas 22 viteve, Jashari thotë se, “ndryshimet të cilat janë bërë në këtë 22 vjeçar mund të binarizohen në fushën e lirisë më të sigurt dhe tjetra në mungesën e vullnetit të pushtetit qëndror në lejimin e përdorimit të flamurit, të përdorimit të teksteve mësimore dhe pjesmarrjen në organet shtetërore. Sidoqoft ne duhet të veprojmë me unitet për të përparuar në të gjitha sferat e jetës” shprehet profesori i historisë.
Sikurse shum prej nesh që kanë kujtime nga ajo periudhë, një të tillë e kujton edhe profesor Jashari, një ankth i cili Jasharin do ta përcjellë gjatë tërë jetës së tij: “18 qershor 1999, ishim duke shkuar me biçikleta unë dhe Muhamed Dalipi në shkollë në fshatin Lluçan, gjat rrugës, në fshatin Turi u ndaluam nga njësiti ushtarak dhe filluan ta malltretojnë kolegun me fjalë të ndryshme, fyese dhe kërcënuese, pak më larg pam duke e rrahur një të ri që vinte me siguri nga Kosova, e pastaj mu drejtua njëri nga ushtarët dhe më goditi me grusht në fytyrë.
Duke kuptuar dhunën e mëtejme unë nxorra nga sako nje letër të lëshuar nga shkolla dhe atëher u tërhoq duke iu kërcënuar edhe më tej kolegut. Nga kjo datë më nuk kemi shkuar në shkoll”. Ankthi për prfesor Jasharin nuk kishte mbaruar sepse rruga për në shkollën e fshatit Lluçan duhej doemos përshkuar me biçikletë kurse psotblloku i ushtrisë ishte vendmalltretimi i këmbësorëve.
“Nga data 24 mars çdo ditë me biçikletë shkonim në Lluçan për tu paraqitur në shkollë, relacioni Bujanoc-Lluçan, ushtria na patën urdhëru se nuk guxojmë të kalojmë nga fshati Turi.
Një ditë të vështirë vendosëm me u kthy kah Turija dhe menjëher ushtria na dhanë shenjë me duar të kthehemi, por ishim edhe në shënjestër të snajperëve. Kur u afruam aty menjëher e futën në objektin e zdrukthetarit Selami Jakupin pedagogun nga Tërrnoci ku edhe e malltretuan verbalisht dhe fizikisht” kujtoinë Jashari.

profesori Muhamed Jashari vazhdon të jetojë me kujtimet e hidhura mga periudha e bombardimeve, por asnjëherë nuk u përkul, Ai vazhdon të jetë edukues i gjeneratave të shumta në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./Lajmi-AL/












