Moti me borë dhe të ftohtë do të na shoqërojnë këtë fundjavë

0
218

Pas ditëve të ngrohta mbi mesataren për këtë periudhë të vitit Serbinë në fundjavë e pret mot i ftohtë me borë sipas parashikimeve të meteorologëve.

Instituti Republikan Hidrometeorologjik ka njoftuar se në Serbi do të mbajë mot me vranësira dhe borë gjatë natës të së premtes dhe të shtune (7 deri më 8 janar).

Meteorologu, Marko Çubrilo parashikon gjithashtu borë dhe mot të ftohtë për fundjavën në pjesën më të madhe të rajonit.

Sipas parashikimeve të tij sasia e borës është ende e diskutueshme por aktualisht një pjesë e ultësirës mund të presë mbi pesë centimetra mbulesë të bardhë.

Sa i përket temperaturave sipas meteorologëve ato do të jenë dimër të vërtetë, nuk do të ketë ngrica ditore të paktën jo nën 600 metra mbi nivelin e detit por në ultësira maksimalet nga data 8 janar deri në rreth 12 do të lëvizin kryesisht nga 0 deri në +2 gradë Celsius.

Nata mes të dielës dhe të hënës mund të pasohet me kthjellime afatshkurtra të cilat mund të sjellin ngrica nën -10 gradë Celsius në zonat nën borë.