Mitroviç falënderon shtetin për asfaltimin e rrugëve “Faleminderit shtetit të Serbisë” “Rroftë Serbia”

0
285

Nga buxheti i shteti nëpërmjet Trupit koordinues për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është duke u bërë asfaltimi i rrugëve të disa fshatrave të banuar me serb, në rrethin e Klenikut të komunës së Buajnocit, këtë e ka konfirmuar për mediat lokale por edhe nëpërmjet rrjetit të tij social deputeti popullor serb nga Bujanoc Nenad Mitroviç, njëherit shef i partisë së Presidentit Vuçiq për komunën e Bujanocit

Në rrjetin e tij social ai ka publikua fotot dhe mesazhet (Hvala državi Srbiji“ i „Živela Srbija) “Faleminderit shtetit të Serbisë” dhe “Rroftë Serbia”, gjatë vizitës së punimeve në këto lokacione.

Mitroviç ka thënë se asfaltimi është duke u bërë në vendbanimet Kërshevicë, Klinovc, Klenik, Spançevc, Baralevc, të gjitha sipas projekteve të propozuara nga bashkësitë lokale.

Paralajmërimin e investimeve në zonat e banuara me sërb e ka bërë edhe vet kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankociç gjatë vizitës së tijë të fundit në Bujanoc.

Ai ka kërkuar nga pushteti lokal që mjetet e parapara për komunitetit serb të shpenzohen ashtu siç është paraparë.