Mitroviç: Falënderojë drejtorin dhe stafin e “Sezai Surroi” për angazhimin e tyre dhe sigurimin e hapsirës për nxënësit serb

0
335

Kreu i SNS për komunën e Bujanocit Nenad Mitroviç, njëherit kandidat për deputet nga Bujanoci, sot ka vizituar shkollën e mesme “Sezai Surroi” ku është takuar me drejtorin e këtij institucioni Zejni Fejzulahun.

Mitroviç për LajmiAL ka thënë se, është tejet i kënaqur me punën dhe angazhimin që kanë bërë drejtori me stafin e tijë për ti siguruar hapsirën nxënësve të shkollës fillore “Branko Radiçeviç” që të zhvillojnë mësimin në këtë objekt.

“Falënderojë drejtorin dhe stafin e shkollës të cilët kanë dhënë maksimumin që të sigurohet hapsira për nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviç” që të mund të zhvillojnë mësimin.  

Jam i kënaqur me me respektimin e marrëveshjes, mësimi po zhvillohet i rregullt dhe nxënësit e sh.f “Branko Radiçeviç” si dhe stafi i shkollës janë tejet të kënaqur dhe kjo është me rëndësi” ka thënë Nenad Mitroviç.

Sipas tijë po të ndodhte e kundërta edhe sh.f “Branko Radiçeviç” do të ishte në gjendje ta bëjë të njejtën për sh.m “Sezai Surroi”.

Nga ana tjetër drejtori i sh.m “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu i ka thënë LajmiAL se, “Takimi ka të bëjë me përkrahjen e investimeve për shkollën tonë dhe ndihmë në zgjidhjen e problemeve eventuale. Ishte takim i frytshëm, mbetet të shihet në të ardhmë”.

Që nga fillimi i gjysëmvjetorit të dytë një pjesë e nxënësve të nacionalitetit serb dhe romë të shkollës fillore “Branko Radiçeviç” në Bujanoc për shkak të renovimit të objektit të shkollës, mësimet janë duke i ndjekur në të njetin objekt të sh.m “Sezai Surroi” në Bujanoc krahas nxënësve shqiptarë./LajmiAL/