Për bashkëpunim të suksesshëm në implementimin e Programit të përkrahjes së Bashkimit Europian për zhvillimin e komunave – Eu PRO, menaxherja e programit EU PRO ka ndarë mirënjohje për komunat partnere, në mesin e të cilave është edhe komuna e Bujanocit.
Bujanoci dhe Programi EU PRO ka pasur bashkëpunim tejet të mirë dhe kanë realizuar projekte të rëndësishme, në mesin e të cilave theksohet ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, me degë në Bujanoc, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.












