Ministria e punës së Serbisë përshëndet ndalimin e ndërtimit të memorialit të Komandant Lleshit

0
345

Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale njoftoi se mirëpret reagimin e shpejtë të policisë për të ndaluar ndërtimin e mauzoleumit të ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Ridvan Qazimi në komunën e Bujanocit.

“Ministria kujton se pasi mësoi nga media për qëllimin për të ndërtuar këtë mauzole, ajo iu drejtua organeve dhe institucioneve kompetente shtetërore, në mënyrë që shërbimet e tyre profesionale të mund të kontrollonin të gjitha informacionet në dispozicion në lidhje me këtë rast,” thuhet në njoftim, përcjell presheva.com.

Sipas ministrisë, procedura për rregullimin ose heqjen e memorialeve të luftës rregullohet nga Ligji për Përkujtimet e Luftës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se policia parandaloi punimet e mëtejshme në ngritjen e memorialit të Ridvan Qazimit, i njohur gjithashtu si Komandant Lleshi afër fshatit Tërnoci i madh, komuna e Bujanocit./Lajmi-AL/