Migrantët gabimisht, në vend të BE-së përfundojnë në Bujanoc, kapen nga dogana dhe policia

0
422

Në kamionin që po transportonte mallrat në Bujanoci, doganierët e Vranjës kanë zbuluar një grup prej 10 migrantësh, mes të cilëve kishte edhe fëmijë, bënë të ditur Administrata Doganore e Sërbisë.

Sipas këtij njoftimi qëllimi i migrantëve ishte Evropa Perëndimore, por ata gabimisht kishin hipur në kamionin, destinacioni i fundit i të cilit kishte qenë Serbia.

Ata u zbuluan në kamion që transportonte mallra të doganuara  për një kompani, selia e së cilës është në jug të Serbisë.

“Gjegjësisht, kur, me kërkesën për shkarkimin e mallrave, kamioni me targa të Beogradit arriti në kompaninë e e destinuar, zyrtari në detyrë nga zyra doganore e Vranjës kishte dëgjuar zëra njerzish brenda automjetit gjatë heqjes së vulës doganore.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe prokuroria kompetente u njoftuan menjëherë për dyshimin se në kamionë kishte migrantë – thuhet në njoftimin e Administratës Doganore.

Sapo është hapur  pjesa e ngarkesës së kamionit, 6 të rritur dhe 4 fëmijë u shfaqën para doganierëve dhe policisë, ndërsa bëhet fjalë për familjet e shtetasve afganë që në këtë kamion kanë hypë në Greqi me qëllimin për të arritur në Evropë./Lajmi-AL/