Memeti: Shaip Kamberi dhe dialogu me veten e tij

0
212

Pas postimit të kryetarit të PVD-së njëherit kandidat për deputet Shai Kamberit lidhur me listën për zgjedhjet parlamentare dhe radhitjen e subjekteve në të, nuk ka vonuar reagimi i zyrtarit të APN-së Visar Memetit.

Postimi i plotë i Visar Memetit.

Shaip Kamberi dhe dialogu me veten e tij

Dëshira e pakontrolluar e Shaip Kamberit për supremaci me sa duket ia ka humbur sensin e baraspeshimit e aq më tepër për t’i kujtuar se ai ka qenë Lista e Përbashkët Shqiptare në Parlament dhe jo një emër i përveçëm.

Përpjekjet e tij aktuale për të vendosur rregulla të reja brenda marrëveshjes, pa diskutim, do të mbeten vetëm përpjekje. Dhe për arsyen e thjeshtë sepse, e njohim të gjithë! 🙂

Shaip, kushdo që ka thyer një marrëveshje, siç jeni ju dhe partia juaj, duke vënë në pah dukshëm aspiratat e mëdha për të marrë primatin kudo dhe për të vepruar pa u konsultuar me partnerët e koalicionit (kujto: koalicionin me SDA-në e Uglaninit), si dhe pa harruar neglizhencën dhe trajtimin diskriminues ndaj subjekteve politike të Listës së Përbashkët (kujto: mosshpërndarjen e pabarabartë të mjeteve financiare), ju detyron të heshtni përballë tradhtisë së besimit që ua keni bërë partive politike shqiptare 🇦🇱.

Si rezultat, tendenca juaj për t’u fshehur pas “unifikimit” kur faktikisht Ju jeni i vetmi shkelës i paktit të Tiranës do të ju definoj edhe më mirë, dhe do të iu bëjë personin e parë të prishjes së një marrëveshje historike të Luginës, që ka bashkuar partitë shqiptare për të përfaqësuar njëzëri në parlamentin serb. Gjatë do t’iu kujtojnë!, nuk thyhet marreveshja, ka shkruar Memeti.