Memeti: Fakti që jemi në koalicion nuk nënkupton se ne duhet t’i mbyllim sytë ndaj keqpërdorimeve.

0
1963

Çështja e Barnatores së Qytetit e cila për pak sa nuk shkoi si mos më keq për shkak të mos riregjistrimit në periudhën e paraparë dhe në bazë të Ligj nga pushteti i kaluar, ka ngjallur debate të shumta në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit mes këshilltarëve të PD-së dhe PVD-së.

Përderisa këshilltarët e PD-së kërkuan që ish drejtori i Barnatores të raportoj mbi gjendjen e krijuar ata të PVD-së i dolën në mbrojtje atij si ish kuadër i tyre, megjithatë edhe më tej mbetet e pasqaruar se si ka lejuar ish pushteti të vijë deri te kjo gjendje e Barnatores.   

Jetmir Memeti shef i grupit të këshilltarëve të PD-së i ka thënë për Lajmial se,  

“siç jeni të informuar, të martën është zhvilluar një seancë urgjenete e Kuvendit Komunal, ku pikë e veçant ka qenë riregjistrimi i Barnatores së Qytetit si Ent Shëndetësor në komunën e Bujanocit.

Unë, si shef i grupit i këshilltarëve të PD-së në Kuvendin Komunal me të drejtë kam ngreh shqetësimin për neglizhencën e ish drejtorit të këtij institucioni për ta kryer procedurën ligjore në lidhje me regjistrimin. Pyetja ime ka pas për qëllim të dij se cilat ishin arsyet që na sollën deri në këtë gjendje? A janë ato arsye politike, apo thjesht një papërgjegjësi” është shprehur Memeti.

Sa i përket përplasjeve në mbledhjen e fundit të KK mes këshilltarëve të PD-së dhe PVD-s, pavarësisht se janë në një kolaicion qeverisës në komunën e Bujanocit, shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së u shpreh se, “unë mendoj se Kuvendi paraqet një arenë diskutimesh e debatesh ku çdo palë ka të drejtë të shpreh qëndrimet e veta.

Çështja e Barnatores së Qytetit ka shqetësuar grupin e këshilltarëve të PD-së, pasi që ka rrezikuar të mbyllet.

Prandaj, fakti që jemi në koalicion nuk nënkupton se ne duhet t’i mbyllim sytë ndaj keqpërdorimeve.

Në fund të fundit, të gjithë partnerët e koalicionit jemi zotuar për një qeverisje më të mirë, llogaridhënëse dhe transparente.

Çdokush që ka pasur dhe ka aktualisht përgjegjësi publike duhet të jap llogari. Debatet në Kuvend i vlerësoj si pozitive dhe kjo do të na ndihmojë të marrim vendime të duhura për qytetarët tanë” përfundoi Memeti.

Lajmial jozytarisht ka mësuar se ish drejtori i Barnatores Basri Fejzullahu në të njetën periudhë ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe pronarë i një barnatore “Ana-pharm” në Ranillug të komunës së Kamenicës në Kosovë.

 Përveç ngecjes së procedurës së riregjistrimit ish drejtori nuk ka paraqitur as raportin financiarë për vitin 2019 të Barnatores në KK në periudhën e caktuar kur të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet tjera e kishin kryer një gjë të tillë, gjë që edhe ky raport është dashur të kalojë në mbledhjen e fundit të KK./Lajmial/