Mediat italiane: NË RAJON JANE 20 CELULA XHIHADI, KRYESORE JANË “LUANET E BALLKANIT” 

0
358

Paralajmërim i frikshëm nga oficerët e inteligjencës italiane

Në territorin e Ballkanit aktualisht veprojnë 20 celula “xhihadiste” ekstremiste dhe synimi i tyre janë sulmet terroriste në të gjithë Evropën, paralajmërojnë shërbimet e inteligjencës italiane, sipas raportimeve të mediave në këtë vend. Shumica e këtyre grupeve janë në territory n e Kosovës, Shqipërisë dhe BeH-së, por ato ekzistojnë edhe në Mal të Zi, Serbin jugore dhe Maqedoninë e Veriut. Ato përfaqësojnë, siç pretendohet, një “inkubator të kërcënimeve të sigurisë” për të gjithë Evropën.

Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, këto celula ekzistojnë prej rreth dy vitesh, por kohët e fundit dhe sidomos që nga fillimi i luftës në Izrael, vihet re aktiviteti i tyre disi më i madh. Ato celula përbëhen nga rreth 500 të kthyer nga ISIS, nga fushat e betejës në Siri dhe Irak, por të rinjë po rekrutohen vazhdimisht, madje edhe mes emigrantëve që kalojnë rrugën ballkanike për në Evropën Perëndimore.

“Në kohën e zbulimit të këtyre celulave, ishin mbi 1000 luftëtarë që u larguan nga Ballkani gjatë luftës në Siri për t’u bashkuar me radhët e Shtetit Islamik. Problemi është se pak më pak se gjysma e tyre u kthyen. Tani ata janë vektorë të mundshëm rreziku për sigurinë evropiane dhe kombëtare, veçanërisht duke pasur parasysh përvojën e fituar ushtarake dhe ndonjëherë lidhjet e forta të krijuara me diasporën në Evropë” raportojnë mediat italiane zbulimet e shërbimeve të inteligjencës së vendit të tyre.

Ata paralajmërojnë edhe për “kokën” e kësaj organizate. “Mes tyre spikat të ashtuquajturit “luanët ballkanikë”, rrjet që ka për detyrë të forcojë “nyjet periferike” të lëvizjes dhe të inicojë aksione të reja terroriste në Europë. “NËSE SHËRBIMET ITALIANE PASKAN INFORMACIONE TË TILLA DHE TË SIGURTA” SHTROHET PYETJA, PËRSE NUK I PASKAN ASGJËSUAR DERI MË TANI POR I PASKAN LËNË TË RIORGANIZOHEN?