Më shumë se 320 kg marihuanë kapen në kamionin që po lëvizte nga Kosova në drejtim të Sërbisë

0
569

Policia në bashkepunim me pjestarët e doganës, në mbrëmjen e 26 tetorit në kamionin frigorifer me tabeva të Serbisë i cili po lëvizte nga Kosova në drejtim të Sërbisë kanë kapur më shumë se 320 kg marihuanë të fshehur në një bunker posaçëm, njofton dogana e Serbisë.


Ngarkesa e drogës është konfiskuar në rrethinën e Kralevës.


Kamionin e markës “Iveko” po e ngiste një person i një firme nga Velika Pllana por që ishte nën përcjellje të një automjeti tjeter në të cilin po udhëtonin 2 persona me nënshtetësi të Malit të Zi e ka ndalur patrolla e policisë ku më pas e kanë dërguar për kontroll të detajuar, ku edhe është gjetur droga.


Policia e ka arrestuar shoferin 41 vjeçar nga Kraleva por edhe dy personat e tjerë të cilët ishin nën përcjellje, thuhet në njoftimin e doganës së Serbisë. /Lajmi-AL/