Më 18 janar nxënësit mund ti kthehen bankave shkollore, varësisht nga situata epidemiologjike

0
433

Për shkak të përhapjes së virusit korona në Serbi, nxënsit e shkollave fillore dhe atyre të mesme kaluan në mësim onlin që nga 30 nëntori, për të nisur nga e premtja pushimin dimror.

Ministria e Arsimit e Serbisë, ka dal me një vlersim që parasheh tre opsione për të vijuar mësimin nga 18 janari.

Sipas tyre gjithçka mvaret nga situata me korona virusin.

Varianti i parë është parashiku kthimi në shkollë mbas pushimit dimror, më 18 janar dhe viti shkollor të vazhdoj në normalitet për të gjithë, në mënyrë që kjo të jetë e mundur, do të jetë e nevojshme drita jeshile e Shtabit të Krizave në luftën kundër COVID-19, gjegjesisht vlerësimi se kjo nuk do të çojë në një përkeqësim drastik të situatës.

Varianti i dytë, nëse situata vlerësohet si e pasigurt në klasa, është shumë e mundur që nxënësit e arsimit fillorë dhe të mesëm prap të vazhdojnë mësimin online.

Nuk do të ishte as hera e parë dhe as e fundit që pushimi dimëror të zgjatet për një ose dy javë.

Edhe më parë kjo ka ndodhur për shkak të gripit sezonal, kulmi i të cilit është në janar dhe shkurt, e nëse bashkohet me koronën do të përbënte një rrezik të dyfishtë.

Për momentin vlerësojnë ekspertet e kësaj fushe, është herët dhe nuk është e mundur të përcaktohet se cila zgjidhje do të jetë në tryezë.

Nga ana tjetër drejtori i shkollës së mesme ‘’Sezai Surroi’’ në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, ka thënë për RTB se, shpreson që nga 18 janari nxënësit të kthëhen prap në bankat shkollore.

Arritja e vaksinës kundër COVID-19 në Serbi ka shtuar të gjitha shpresat për kthimin në normalitet jo vetëm në shkolla por në përgjithësi në jetën shoqërore. /Lajmi-AL/