Masat kufizuese dhe Imunizimi po japin rezultate, Bujanoci me 5 raste të reja

0
198

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 397 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 71 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 34 nga Vranja, 11 nga Surdulica, 9 Vlladiçin Hani, nga 6 raste kanë Boseligradi dhe Tërgovishta dhe 5 raste të reja ka regjistruar komuna e Bujanocit.

Sipas mjekëve masat e reja kufizuese, sidomos ndalesa e hyrjes pas orës 20 në restorane dhe kafene pa vërtetim të vaksinës edhe më tej po jep rezultate positive në luftën kundër virusit korona./LajmiAL/