Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Dr. Aleksandar Martinoviq dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, përmes një komunikate të përbashkët kanë reaguar duke hedhur poshtë, siç kanë thënë, akuzat e pabaza dhe të papranueshme të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale nga Ministri i Punëve të Brendshme i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, Xhelal Sveçlja, në lidhje me shkeljen e supozuar të të drejtave të njeriut dhe spastrimin etnik të pjstarëve të komunitetit shqiptar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Në komunikatë thuhet:
Republika e Serbisë mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj politikës së integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, dhe sigurimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Prandaj, në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë siguron funksionimin e strukturave policore shumëetnike, në të cilat anëtarët e komuniteteve serbe, shqiptare dhe rome përfaqësohen në mënyrë të barabartë.
Ministria e Brendshme ka shpallur vazhdimisht konkurse publike për rekrutimin e oficerëve të rinj të policisë, por, për fat të keq, interesi i kandidatëve nga komuniteti shqiptar ka mbetur shumë i ulët.
Thirrjet për sanksione ndërkombëtare kundër Republikës së Serbisë, të bazuara në akuza të pabaza për spastrim etnik, përfaqësojnë deklarata të pabaza, tendencioze dhe jashtëzakonisht të papërgjegjshme që mund të rrezikojnë seriozisht paqen dhe besimin ndëretnik në Serbinë jug-qendrore. Deklarata të tilla janë krejtësisht në kundërshtim me faktet dhe përfaqësojnë një përpjekje për të politizuar temat që trajtohen në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse në institucionet e Republikës së Serbisë.
Trupi Koordinues me krenari thekson se asgjë e ngjashme me atë që po u ndodh serbëve në Kosovë dhe Metohi nën regjimin e Albin Kurtit nuk po ndodh në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Policia nuk hap zjarr ndaj civilëve gjatë festave fetare, nuk ngacmon maturantët e shkollave të mesme dhe nuk shkel të drejtat themelore të njeriut. Asnjë anëtar i komunitetit shqiptar në këto komuna nuk është i ekspozuar ndaj terrorit që përjetojnë çdo ditë serbët në Kosovë e Metohi. Përkundrazi, të drejtat e njeriut respektohen, institucionet bëjnë punën e tyre dhe të gjithë qytetarët gëzojnë lirinë e lëvizjes dhe shprehjes.
Në Prishtinë, nga ana tjetër, Albin Kurti dhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla nuk po arrijnë ta fshehin gjendjen katastrofike në të ashtuquajturën. “Republika e Kosovës”. Pamundësia për të konstituuar një Kuvend edhe pas përpjekjes së njëzetë dëshmon për kaos të plotë institucional.
Ndërsa regjimi i Kurtit zhytet në arbitraritet dhe dhunë, Republika e Serbisë mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, respektit për të gjithë qytetarët dhe ndërtimit të një shoqërie në të cilën nuk ka vend për diskriminim, thuhet në komunikatën e Trupit koordinues.












