Manifestimi “Duart e vyeshme” pa promovim adekuat dhe prezencë të mediave?

0
262

Në ambientet e shtëpisë së kulturës në Bujanoc mbrëmë është mbajtur manifestimi tradicional “Duart e vyeshme” ku me këtë rast, 7 krijueset pjesmarrese të këtij manifestimio, kanë prezantuar punimet artizanale dhe gatimet nga kuzhina tradicionale.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur ky manifestim kishte jehonë të madhe në opinion si për nga prezantimi në media poashtu edhe për nga njoftimet paraprake, këtë vit e ka kapluar zbehtësia, ndërsa nuk është ftuar as RTB- si medium i vetëm vizuel lokal i cili përcjell të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet në komunën e Bujanocit ktë vit nuk kishte ftesë nga organizatorët të cilët si duket kan zgjedhur që këtë event ta paraqesin vetëm përmes llogarive private të rrjeteve sociale dhe deri në kto momente as në faqen zyrtare të Shtpis së Kulturës nuk është parë ndonjë postim lidhur me ktë organizim apo edhe ndonjë promovim paraprak.

Shkaqet për këtë jo transparenc nga Shtëpia e Kulturës ende nuk dihen, por që lëshime të tilla për hirë të opinionit dhe interesimit është mirë të mos ndodhin sepse qytetarët meritojnë informacione të sakta, e aq më pak të përvetsohen organizimet e institucioneve publike nëpër llogari private, kur dihet se “Shtepia e Kulturës” është Ndërmarje Publike dhe financohet nga buxheti i komunës së Bujanocit, parasegjithash nga paratë e taksapaguesve.

Vlenë të theksohet se, pavarësisht që manifestimi “Duart e vyeshme” tashmë është tradicional dhe në një mënyrë prezanton aktivitetet dhe talentin e gjinisë femrorë të komunës së Bujanocit, përse nuk kishte një promovim paraprak në media apo rrjetin social të Shtëpisë së kulturës?./LajmiAL/