Si shum banorë dhe familje të tëra edhe familja Avdullahu nga Priboci i Malësisë së Bujanocit u detyrua që të largohet nga vendlindja pë një jetë më të mirë.
Megjithatë malli pë tokën e të parëve vështirë të shuhet, veçanarisht te gjeneratat e moshura të cilë, siç e thonë edhe vet, të qetë janë vetëm, kur janë aty ku lindën.
Ramiz Avdullahi plaku 96 vjeçar pavarësisht se ka kaluar rreth 10 dekadave jetë, edhe sot e kësaj dite e gjenë forcen që ta vizitojë fshati Pribovc të Malësisë së Bujanocit, vendbanim rreth 1.000m lartësi mbidetare.
“Përkundër moshës që e ka, ende është i fortë dhe e viziton shpesh vendlindjen e tij Pribovcin, fshat në të cilin e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.
Dajës Ramiz i urojm shëndet dhe pleqëri të rehatshme” ka shkruar në kujtimin e tij nipi Albani.

96 vjeçari Ramiz Avdullahu jo që gjenë forcën për ta vizituar vendlindjes, ai nuk dëshiron ta harrojë edhe zanatin e trashëguar për ti rregulluar mjetet e bujqësisë që punuan të parët e të cilat i përdori edhe vetë.
Nuk janë të paktë të moshuarit që u detyruan për arsyeje të ndryshme të largohen nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit./LajmiAL/

(Një pjesë e shkrimit dhe fotot janë huazuar nga “Trevat e hashanisë”)












