Malësia e Bujanocit përfiton projektin 60. 000 € për rrjetin e energjis elektrike

0
539

Kryetari i Bashkësis Lokale të Muhocit Xhevat Hasani përmes profilit të tij, ka bërë të ditur se vendbanimet e Malësisë së Bujanocit tashmë do ta kenë të zgjidhur furnizimin me energji elektrike falë projektit me vlerë prej 60.000 €.

Postimi i plotë:

N J O F T I M
Nga sot Malësia gjegjësisht fshati Muhoc i gëzohen përfitimit të një projekti
të infrastrukturës të largëpërquesit 10 kw,
si dhe rrjetit shpërndarës me anë të kabllos,ku i njejti do të kyqet në largëpërquesin Breznicë-Bilinic,ku do të furnizon Fsh.Muhoc si dhe fshatrat e Malësisë së Bujanocit.
Vlera e projektit është afro 60 000 €
I lus qytetarët për kujdes⚠️dhe durim gjat kohës që vazhdojnë punimet:gërmimet e gropave dhe vendosja e shtyllave, dhe të ken kujdes të shtuar gjat lëvizjes ,kjo vlenë për të gjithë pjesmarrësit në trafikë, makina bujqësore,automjete të ndryshme motorike,këmbësor etj.Urime Malësi!
Flm për mirëkuptim! Bl.Muhoc