Lutfiu: Organizimi i transporti për nxënësit e malësisë dhe Dobrosinit që mësimet e Sh.M ti ndjekin në Bujanoc. A do të pranojnë nxënësit një gjë të tillë?

0
257

Kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu përmes një njoftimi në rrjetin e tijë social i ka bërë thirrje nxënësve të shkollave fillore të malësisë së Bujanocit dhe Dobrosinit që të paraqiten në selinë e KKSH-së për ta parë mundësinë e organizimit të transportit për në Bujanoc, me qëllim që shkollën e mesme ta ndjekin në Bujanoc e jo siç është duke ndodhur ndër vite që nxënësit e këtyre vendbanimeve mësimt i ndjekin në Kosovë, gjegjësisht Kamenicë dhe Gjilanë.

Kjo iniciativë, nëse vetëm transporti është problem mund të jetë shum positive edhe përsa i përket numrit të nxënësve në shkollën e mesme, sepse drejtpërdrejt do të ndikojë në rritjen e numrit të nxënësve, por nëse nxënësit e këtyre vendbanimeve vazhdojnë traditën e deritanishme që ta përzgjedhin Kamenicën e Gjilanin për arsyeje të afërsisë por edhe arsyeje tjera personale, kjo mbetet një çështje diskutabile. 

Njoftim!

Nxënësit e malësisë së Bujanocit dhe fshatit Dobrosin për shkak të mungesës së transportit, mësimet në shkollë të mesme i ndjekin në Kosovë.

I bëj thirrje të gjithë nxënësve të këtyre vendeve të paraqiten sepse jemi duke menduar ta organizojmë transportin në mënyrë që mësimet t’i ndjekin në Bujanoc, ka shkruar Lutfiu./LajmiAL/