Kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu përmes një postimi në rrjetin social ka njoftuar se qyteti i Gjirokastrës do të vazhdojë që të ndihmojë studentët nga Lugina e Preshevës.
“Tre studentë nga Lugina e Preshevës janë duke u shkolluar pa harxhime në qytetin e Gjirokastrës.
Vitin e ardhshëm akademik, numri i studentëve pëfitues nga Lugina do të jetë shumë më i lartë.
Kjo nuk është e tëra. Gjirokastra është shndërruar në destinacion turistik. Vetëm më 2023 kishte 300.000 vizitorë. Studentët tanë do të angazhohen me pagesë si guidë për turistët e huaj.
Këtë model të Gjirokastrës do të kërkojmë ta ndjekin dhe qytetet e tjera”, ka shkruar Lutfiu në rrjetin e tij social./LajmiAL/












