Listat zgjedhore të “masakruara” shumë qytetarë nuk janë në lista

0
304

Në Luginë të Preshevës sot po votohet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë, ku të drejt vote kanë rreth 36.000 shqiptarë në Serbi.

Pavarësisht se nuk ka patur vonime në hapjen e vendvotimeve, problem kryesorë me të cilin po përballen votuesit, pothuajse në çdo vendvotim është shlyerja nga lista zgjedhore.

Përveç kësaj shum votues po përballen edhe më ndërrimin e vendvotimit në të cilin kanë votuar deri më tash.

LajmiAL ka mësuar se, në vendvotimin në fshatin Konçul ka patur raste kur votuesi është verfikiuar në portalin e Komisionit Republikan Zgjedhorë se ka të drejt dhe se është I regjistruar, por në vendvotim nuk kanë mundur ta gjejnë në listë.

Raste të tilla kanë ndodhur në shumë vendvotime, por fakti më shqetësues ëhshstë fshirja e shumë votuesve nga lista zgjedhore.

Ka edhe raste ku komplet familja nga fshati Tërnoc të cilët përkohësiosht jetojnë në Kosovë janë fshirë nga lista e zgjedhore, pavarësisht se kanë ardhur, ata nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

KKSH si organ ka 15 ulëse, ndërsa në këtë garë janë 5 lista votuese të shqiptarëve.

Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 e mëngjesit dhe do të jenë në dispozicion të votuesve deri në ora 20:00.

Sipas gjitha gjasave rezultatet preliminare qytetarët e Luginës së Preshevës do ti mësojnë deri në ora 24:00./LajmiAL/