Njoftimi i APN-së
Lista e Përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare 🇦🇱” ka përfunduar procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve.
Qytetarët dhe anëtarësia e gjerë e dy subjekteve tona politike pjesëmarrëse në listë i dhanë dritën e gjelbër Listës së ADSH-së për zgjedhjet parlamentare me një mbështetje masovike në kohë rekord.
Alternativa Demokratike Shqiptare shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë ata që përkrahën Listën.












