Lista 1. Arrihet marrëveshje mes PVD, PD dhe LPD për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare, së shpejti edhe lista nr.2

0
375

KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS PVD, PD, LPD

Arrihet Marrëveshje për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti.

Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PVD.

Sipas kësaj marrëveshje, radhitja e kandidatëve në listë do të jetë, PVD, PD dhe i treti i takon LPD-së.

LajmiAL ka mësuar gjithashtu se sot pritet të dalë edhe lista e dytë garuese për parlamentaret e 3 prillit e përbërë nga APN dhe LR./LajmiAL.

/LajmiAL.