Limani dhe Xhelili dy talenta të rinjë nga Lugina ftohen nga FSHF për U-14

0
657

Sipas një njoftimi nga FSHF Zyra Rajonale Lugines Preshevës, dy ta lenta të rinjë nga Lugina e Preshevës tashmë edhe zyrtarisht janë ftuar nga FSHF për grumbullimin U-14.

E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i vëzhgimit të kohë më parë nga tekniket e FSHF.

Njoftimi i FSHF Zyra Rajonale Lugines Preshevës

Për 2 lojtaret e Zones Rajonale të Lugines Presheves ka  qenë një ditë e veçantë, pasi dy lojtaret Samir Limani dhe Andi Xhelili janë ftuar nga Federata për grumbullimin e U-14 të FSHF pas ndeshje miqsore që kemi pasur mes Zyra Rajonale e Luginës dhe Tiranës.

Ky është një tjetër hap në kuadër të bashkëpunimit në mes Federata Shqiptare e Futbollit dhe Zyrës Rajonale të FSHF në Preshevë.

Në këto grumbullime u vëzhguan me kujdes nga stafi teknik i Departamentit Teknik dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare.

Rikujtojm se Andi Xhelili shenoi 2 gola gjat ndeshjes dhe 2 lojtaret në fjalë u paraqiten mirë në fushë dhe ftesa për grumbullimin e radhes do të jetë në maj, thuhet në njoftimin e Zyres Rajonale të FSHF në Preshevë./LajmiAL/