Letovica, Nesalca dhe Lluçani probeme me rrymën kur fryen era, tash edhe dhezja e shtyllave elektrike!

0
412

Problemi me energjinë elektrike në disa fshatra të komunës së Bujanocit është ndër vite i pazgjidhur, sidomos Letovica dhe vendbanimet fqinjë, Nesalca dhe Lluçani shpesh përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike, veçanarisht kur pak fryen era dhe ka reshje shiu, banorët e këtyre vendbanimeve e dijnë se duhet të përgatiten për errësirën.

Së fundmi këtij problem iu është shtuar edhe dhezja e shtyllave elektrike të cilat si pasojë e ndezjes së parcelave të ndryshme dhe zjarreve të pakntrolluar një numër i madhë i shtyllave janë djegur  duke lënë fshatin Letovicë pa energji elektrike që nga pasdita e të enjtës.

Kjo gjendje ka shtyer banorët e këtij vendbanimi përmes rrjeteve sociale të shfaqin pakënaqësit e tyre ndaj elektrodistribucionit, ku njëri prej tyre është edhe Haredin Hyda ish këshilltarë në kuvendin komunal.

Në postimin e tijë Hyda ka shkruar, “ndezja e zjarreve nëpër këtë thatësi, nëpër ara dhe male, qëllimisht në shumicën e rasteve, pos dëmeve tjera të plogarishme në botën shtazore dhe bimore, ka si pasojë edhe  djegjen e shtyllave elektrike të lartëpërçuesit dhe si pasojë ndërprerjen e rrymës.

Keta zjarrëndezës (piroman) janë qyqarë dhe shteti duhet të ket mekanizma që këta recidivista ti zbulojë dhe ti padis si kërcënues së jetës së qytetarëve.

Por edhe qytetarët nuk duhet ti fshehin nëse e dijnë se kush janë këta të poshtër. Me denoncimin e tyre kryejnë obligimin e thjeshte qytetar” ka shkryar Hyda.

LajmiAL ka arritur të mësojë nga banorët se mund të organizohet edhe protest në këtë drejtim para elektrdistribucionit në Bujanoc lidhur me pakënaqsit që kanë lidhur me furnizimin me energji elektrike./LajmiAL/