Lajm i mirë për Malësinë: Kthehet barnatorja në Muhoc

0
760

Pas një periudhe të gjatë kohore, banorët e vendbanimeve të Malësisë së Bujanocit prap do ta kenë barnatorën në Muhoc ku do të mund të furnizohen me medikamente.

Mungesa e deritanishme e barnatorës sipas kryetarit të BL Muhoc Xhevat Hasanit ka qenë më shum politike se sa teknike nga ish drejtori i barnatorës.

Hasaninjoftimin ppër hapjen e barnatorës e ka bërë përmes rrjetit soacial, ku ka thënë se për 4 vite rresht për shkak të neglizhencës së ish drejtorit të barnatorës banorët ishin të detyruar që në forma të ndryshme të furnizohen me barëra.

Postimi i kryetarit të BL Muhoc

“Njoftohen qytetarët e Bl.Muhoc Bl.Zarbincë, fsh.Bilinic,se nga data 16/12/2020.

Pas një periudhe të gjatë kohore gati 4 vite për arsye të njohura për opinionin për shkak të neglizhencës së ish drejtorit të barnatorës ku asnjëherë nuk pati vullnetin që barnatorja të vijë ashtu si ishte më herët në ambulancën e fshatit Muhoc,e ku si pasoj qytetarët u detyruan në forma të ndryshme të arrijnë deri te barnat duke u bredh herë në Bujanoc e herë në Rogan, por nga sotë barnatorja do të punoj njëher në javë, pra çdo të mërkurë duke filluar nga ora 09:00.

E mos ardhja e barnatores deri më tani më tepër ishte e karakterit politike se sa ishte teknike,ku për pasoj pësuan qytetarët. E ish drejtori gati edhe licencën e barnatorës e humbi për shkaqe të panjohura,e në ikjen e sipër e la barnatorën në kaos dhe në mjerim” ka shkruar Hasani.

Ardhja në krye të barnatorës e drejtorit të ri Naser Hasanit si duket ka treguar menjëherë ndryshimet dhe përkushtimin ndaj qytetarëve të komunës së Bujanocit, kudo qofshin ata./Lajmi-AL/