Kurtit i bie ndër mend për Luginën, me “sabah” i fton liderët në takim

0
492

Pas dështimit të shqiptarëve në zgjedhjet e 3 prillit, ku mbetën pa asnjë ulëse në Parlamentin e Serbisë dhe seancës së paralajmëruar për të hënën në Preshevë për shkarkimin e kryetares së komunës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirrur në takim liderët politik dhe institucional të Luginës së Preshevës.
Takimi sipas ftesës së Kurtit pritet të mbahet në ora 8.00, ndërsa seanca e KK në Preshevë punimet i fillon ora 10.00.
Ftesë për takim kanë marrë, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa, Sami Salihu, Shqiprim Arifi, Naser Haziri, Shaip Kamberi, Nagip Arifi dhe Shqiprim Musliu.
“Takimi ka për qëllim diskutimin më të gjerë për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në ftesën e kryeministrit.