Sipas meteorologëve pas një periudhe me temperature mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, nëntori po nis me ngrica.
Përveç mjegullës, meteorologët nga e hëna e 4 nëntorit paralajmërojnë edhe ngrica duke apeluar edhe te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar përshkak të shkurtimit të dukshmërisë por edhe ngricave në rrugë.
Mjegulla është shkaktari kryesorë i rrezikut në komunikacion sidomos kur kësaj i shtohet edhe ngrica, rrezikshmëria bëhet edhe më e madhe, thonë nga AMSS.
Nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi ligji për pajisjet dimërore për automjet, sidomos gomat e dimrit.
Nëse pas 1 nëntorit ngasësit përballen me ndonjë aksident trafiku dhe nuk i kanë gomat e dimrit, dënimet janë jashtëzakonisht të mëdha, në raste edhe dyfishi i 4 gomave të reja dimërore.












