Kujdes! Mijëra polic mashtrues me distiktiv të rrejshëm po shëtisin në tërë Sërbinë

0
985

Grabitjet si në filma të drejtuara nga oficerë të rrejshëm të policisë të cilët hynë në dy lokacione në Beograd të shtunën dhe grabitën qytetarë me përdorimin e një distiktivi të rrejshëm të policisë, kanë shqetësuar tërë vendin, veçanërisht nëse marrim parasysh se grabitësit arrogantë paraqitën vetën si oficerë policie dhe paraqitën të rrejshëm, sipas ekspertëve ka mijëra të tillë në Serbi.

Rasti i parë i grabitjes në të cilin u përdorën distiktivët e rrejshëm të policisë ndodhi në “Zvezdara” në rrugën Beograd, kur policët e rremë hynë në banesën e Sasha P., ku ishte edhe motra e tij.

Oficerët e rremë të policisë e dinin se Sasha P. kishte marrë kredi bankare atë ditë dhe se kishte 100,000 euro me vete.

Së pari, ata lidhën vëllain dhe motrën, dhe pastaj filluan torturat brutale për të gjetur se ku ishin paratë.

Dokumentet e rrejshëm të policisë, me ndihmën e të cilave njerëz me prejardhje kriminale i japin vetës statusin e një zyrtari, nuk janë asgjë e re në Serbi.

Sipas të dhënave jozyrtare nga “Politika”, ka mbi 10,000 të tillë në Serbi dhe ajo që është shqetësuese më shumë është se ato duken shumë identike me ato reale.

Veçanarisht është e vështirë për qytetarët të identifikojnë me një vështrim të shpejt në distiktivin  e policisë nëse është falsifikim apo një dokument i vërtetë, sepse janë të bërë në atë mënyrë që të ngjajnë me një dokument të vërtetë policie të lëshuara ligjërisht, dhe shpesh ndryshojnë vetëm në ngjyra dhe niansa.

Veçanarisht kërkohet kujdes në autostradë ku persona të tillë mund të ju ndalojnë dhe të ju grabisin duke ju shqiptuar gjoba të rrejshme dhe me dkumente të falsifikuara./LajmiAL/