Kujdes! Edhe kamerat rrugore mund të ju kapin duke telefonuar gjatë vozitjes. Gjoba deri në 120.000 dinarë

0
332

Policia rrugore nisi të gjobisë drejtuesit e automjeteve për përdorimin e telefonit në timon ose mos vendosjen e rripit të sigurimit bazuar në pamjet e kamerave që regjistrojnë me saktësi edhe tiparet e fytyrës. Një nga “viktimat” e para të një politike të tillë penale është i riu A. ZH. (34) nga Novi Beogradi i cili u sanksionua nga policia rrugore pasi një kamerë në cep të rrugës Toplica Milana dhe Mokrolushka e regjistroi duke folur në telefon pas timonit.

I riu as që e dinte se ishte dënuar për kundërvajtje në komunikacion derisa në fillim të muajit mars mori një telefonatë nga MPB-ja në adresën e shtëpisë së tij.

5.000 din gjobë brenda 8 ditëve apo edhe 120.000 dinarë nëse nuk i përgjigjet thirrjes.

Në fletëthirrjen ai ka marrë gjobë prej 10.000 dinarë për telefonata gjatë vozitjes, ose 5.000 dinarë nëse paguan brenda tetë ditësh, shkruan Blic.

Po ashtu, ai është kërcënuar se nëse nuk e paguan gjobën ose nuk paraqitet brenda tetë ditësh në departamentin e MPB-së, policia e trafikut do të fillojë procedurë kundërvajtëse në bazë të nenit 247 të Ligjit për siguri në komunikacion. Sipas atij neni, pronari i mjetit është i detyruar të japë informacion të plotë për identitetin e personit që ka qenë në timon në momentin e shkeljes.

Nëse nuk e bën këtë, dënimi i kërcënuar sipas ligjit është së paku 15 ditë burg ose nga 100.000 deri në 120.000 dinarë për personin fizik.