Postimi i kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifit

Takim i dobishëm me përfaqësues të OSBE-së në 📍Beograd.
Në kuadër të zbatimit të politikave për bashkëpunime ndërinstitucinale dhe rajonale, qëndruam sot në Beograd, me shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, z.Jan Braathu.
Me qëllim thellimin e bashkëpunimit për çështje dhe probleme të rëndësishme të Luginës së Preshevës, gjatë takimit shkëmbyem mendime dhe tema diskutimi, për të cilat rikonfirmuam se duhet punë konkrete në realizimin e disa synimeve madhore që janë prioritet i pakompromis.
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, njohja dhe problemi me nostrifikimin e diplomave nga Kosova, çështja e mungesës së teksteve në shkolla, mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucione shtetërore dhe të tjera në lidhje me përballjen me diskriminimin, ishin disa nga pikat e trajtuara më gjerësisht.
Bashkëpunimi me qarqet ndërkombëtare, drejt zhvillimit të sferave vitale dhe zgjidhjes së problemeve është nevojë imediate në implementim. ✅












