Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe shefi i kabinetit Sali Salhi kanë pritur sot një grup nxënësish nga shkollat e Stambollit të Turqisë.
Njoftimi i kryetarit Arifi
Profesorët Osman Ay, Enise Büşra Yilmaz dhe Elif Çal, së bashku me një grup nxënësish nga shkollat e Stambollit të Turqisë, të shoqëruar nga drejtori i Gjimnazit Zejni Fejzullahu me ekipin e tij, ishin musafirët e mi të sotëm.
Bashkëpunimi i Gjimnazit “Sezai Surroi” me shkollat nga Stambolli është një rast i mirë për shkëmbimin e përvojave në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Le të jetë ky një hap tjetër, që përmes shkëmbimit të përvojave të ndihmohet ngritja e cilësisë së arsimit.














