Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi i shoqëruar edhe nga deputeti popullor Argjend Bajrami janë pritur sot nga Ambasadori i R. Shqipërisë i akredituar në Beograd Ilir Boçka ku kanë biseduar për një koordinim sa më të mirëfilltë më shtetit Shqiptarë dhe Luginës së Preshevës.
Në njoftimin e APN-së thuhet: “Sot kryetari i ALTERNATIVËS Shqiprim Arifi së bashku me deputetin popullor Argjend Bajrami takuan ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka.
Koordinimi me Republikën e Shqipërisë ka qenë qysh nga fillimi ALTERNATIVËS një akt që në vazhdimësi vazhdojmë ta realizojmë” thuhet në njoftimin e APN-së. /Lajmi-AL/












