Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 639 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 236 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 156 janë nga Vranja, 28 nga Surdulica, 25 nga Vlladiqin Hani, 11 raste të reja nga Bujanoci, 9 nga Presheva, 5 nga Tërgovishta dhe 2 nga Boseligradi.
Edhe në këto 24 orët e fundit shifrat me Covid-19 në rrethin e Pçinjës janë në rritje drastike./LajmiAL/












