KORONA NË RRITJE: 13 raste të reja në Komunën e Bujanocit, 205 në rrethin e Pçinjës

0
190

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 673 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 205 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 142 janë nga Vranja, 25 nga Surdulica, 16 nga Vlladiqin Hani, 13 raste të reja nga Bujanoci, nga 4 raste kanë Presheva dhe Tërgovishta dhe 1 Boseligradi.
Edhe në këto 24 orët e fundit shifrat me Covid-19 janë në rritje drastike./LajmiAL/